Dizajnerja Rita Hoxha prezanton krijimet e saj në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes

Prishtinë | 11 Maj 2025 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Dizajnerja e talentuar, Rita Hoxha, do të prezantojë një nga krijimet e saj me të veçanta në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes, nën firmën e brendit ekskluziv OXA Couture.

Lajmin e bëri të ditur në Facebook, Fatmir Hoxha, axha i  Rita Hoxhës, raporton Ekonomia Online.  

“Një moment i veçantë për modën shqiptare në skenën ndërkombëtare! I urojmë suksese dhe jemi krenarë me Ritën!”, u shpreh Fatmir Hoxha,  në rininë e tij i njohur si boksier i dalluar, më vonë si gjyqtar i boksit dhe me dekada biznesmen i suksesshëm në fushën e gastronomisë.

Të ngjashme