Dagz dhe Einxhel po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Dj kosovar ishte ai i cili i pari ka shfaqur pëlqimin për gazetaren nga Shqipëria, Einxhel Shkira.
Ndonëse janë goxha të ndryshëm sa i përket personalitetit, por dyshja po duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Pas shumë përpjekjeve të Dj Dagz për ta bërë për vete vajzën më të ashpër aty brenda, më në fund ia doli.
Gjërat mes tyre kanë filluar të thellohen aq sa shpesh edhe po planifikojnë të ardhmen së bashku.
Së fundmi është Dagz i cili ka pyetur Einxhel se a do bënte një fëmijë me të teksa ajo u përgjigj shkurtimisht duke nënkuptuar se po.
Por se si do shkojnë gjërat pas datës 18 shkurt mbetet për tu parë.