Arbër Gumnishta i njohur ndryshe si DJ Dagz, gjatë një bisedë ditën e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” ka treguar se ka ndërprerë tre herë fakultetin.
DJ Dagz tregoi se ka tentuar të studiojë për gjuhë angleze dhe më pas ekonomi.
“Nuk më pëlqen, nuk kam nerva”, u shpreh Arbëri.
Po ashtu, banori nga Kosova ka rrëfyer se arsyeja kryesore e këtyre ndërprerjeve ishin angazhimet e shumta profesionale.
“Karriera po ecte shumë mirë dhe unë nuk kisha më kohë për asgjë, u fokusova atje. Pavarësia ekonomike pastaj të bën të llastohesh dhe të mos kesh më asnjë nerv për të studiuar”, tha ai.