Prej disa ditësh, djali i Irfan Hysenbelliut përhap lajme në mediet e tij, për takime me 50-vjeçaren Pamela Anderson.
Ata janë fotografuar një ditë më parë nga Daily Mail, por që nuk e përmend fare Fatmir Hysenbelliun, pasi nuk e njeh, dhe merret vetem me Pamelën.
27-vjeçari Fatmir Hysenbelliu, që sipas medieve të të atit është biznesmen i fuqishëm, kohët e fundit ka filluar të reklamojë jetën e tij luksoze dhe tashmë me sa duket do të shtojë edhe ndonjë personazh të njohur pranë vetes.
Vetëm se duket se ka gjetur një personazh shumë të konsumuar!