Djali i Britney Spears i mohon teoritë e çuditshme për të

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Jayden James Federline, djali 19-vjeçar i Britney Spears, ka reaguar ndaj teorive të konspiracionit që qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave këngëtarja është zëvendësuar nga një klon.

Gjatë një transmetimi live në TikTok, Jayden u habit nga përhapja e këtyre pretendimeve dhe tha se njerëzit duhet të kontrollojnë faktet para se t’u besojnë teorive të tilla.

“Hap TikTok-un dhe shoh një video me 1.2 milionë pëlqime që thotë: ‘Teoria më e madhe ndonjëherë: A është Britney Spears ende gjallë?’ Mund të shkosh në profilin e saj dhe ta shohësh tani. A jeni normalë?”, u shpreh ai.
Teoritë se Britney është ‘zëvendësuar nga një klon’ janë përhapur prej kohësh online, të nxitura kryesisht nga videot e saj të kërcimit në Instagram, ku disa përdorues pretendojnë ndryshime në pamje, zë dhe mënyrën e lëvizjes.

Për këto pretendime nuk ka asnjë provë.Jayden kritikoi mënyrën se si përhapen lajmet e rreme në internet, duke thënë se shumë njerëz besojnë informacionet vetëm sepse kanë shumë shikime dhe pëlqime.

Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline kanë dy djem, Jayden dhe Sean Preston.

Pas një periudhe dyvjeçare pa u takuar, Britney u ribashkua me Jayden në fund të vitit 2024, duke e cilësuar momentin si një nga më të lumturit e jetës së saj.

Të ngjashme