Endrit Thaçi, djali i ish-kreut të PDK’së dhe themeluesit të kësaj partie, Hashim Thaçit, ka reaguar pasi Memli Krasniqi do të ulet në karrigen që babai i tij e zotëronte dikur.
“Urime Kryetar @memlikrasniqi”, ka shkruar ai, krahas një fotografie të publikuar me të dhe me babanë e tij.
Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.
Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme. Kundër kanë votuar shtatë delegatë.