Djali i Hysni Gucatit: Gëzimi do të ishte më i madh po të liroheshin të gjithë çlirimtarët

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 14:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit të liruar të martën nga Gjykat Speciale tha se e kanë pritur kthimin e tij në shtëpi qe një kohë të gjatë, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se gëzimi i gjithë familjes do të ishte më i madh po të lirohej edhe Nasim Haradinaj.

Madje ai pohoi se të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë duhet që të lirohet ngase i duhet më së shumit Kosovës në këtë fazë.

“Normalisht  që e kemi pritur mirë dhe jemi gëzuar mirëpo të jem i sinqertë gëzimi ma i madh do ishte sikur më të ishte Nasim Haradinaj dhe gjithë të tjerë edhe çlirimtarë që po mbahen padrejtësisht. Këto momente kemi emocione të përziera për shkak se na mungojnë edhe burrat e tjerë që sot më së shumti i nevojiten Kosovës”.

“Për momentin e dimë që vetëm është i lirë vendimin nuk e kemi pa jemi në pritje të avokatëve një takim me ta edhe me na tregu procedurat e tjera. Në familje shoqëri vendlindjen e tij po edhe krejt Kosovën ka qenë një emocion shumë i mirë e kanë pritur të gjithë krahë hapur edhe mezi e kanë pritur lirimin e tij po edhe mezi e presin edhe lirimin e tjerëve që po mbahen atje”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme