Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është duke vepruar në baza politike

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, përmes një postimi në Faceook ka reaguar pasi paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, panel ky i cili vendosi që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë, nga katër vjet e gjashtë muaj, në katër vjet e tre muaj burgim.

Musli Gucati u shpreh se Gjykata Speciale prapë e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike.

Ai u shpreh se Gucati dhe Haradinaj na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre, siç u shpreh ai, si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës.

“Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen”, ka shkruar tutje Musli Gucati.

Të ngjashme