Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, në 18-vjetorin e vrasjes së prindit të tij, ka kërkuar drejtësi dhe që zbardhja e këtij rasti të bëhet sa më shpejtë.
Hajdari ka shkruar në Facebook që edhe pse janë bërë 18 vite, atë e kujtojnë si të kishte ndodhur dje.
Ai ka deklaruar se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.
“Hiq ma pak se 18 vite. Për ne është sikur të kishte ndodhur dje. Ne nuk do NDALEMI për të kërkuar të drejtën tënde dhe tonën , natyrisht nëse kjo varet nga ne ,ashtu siç nuk do NDALOJE ti, po të varej kjo nga ti. Smajl Hajdaraj , baba , je pjesë e ndërdijes tonë”, ka shkruar Hajdaraj.