Reperi Majk dhe ish-e dashura e tij Majlinda Zeka javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë.
Majlinda solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.
U përfol gjerë e gjatë në media për atësinë e djalit, ngase Majk deri në ditën e djeshme (e mërkurë) nuk dha asnjë shenjë që ai është babai i fëmijës.
Megjithatë, së fundmi Majku e ka mbushur storien e tij të Instagramit me fotografi të vogëlushit Roan, ndërsa ka bërë të ditur fansat edhe për dhuratat që ia ka blerë, duke konfirmuar kështu që ai është babai i fëmijës.
Mirëpo, pavarësisht se Majku ka pranuar atësinë, Roani nuk mban mbiemrin e tij (Rexhaj), por në certifikatë për momentin, emri i tij figuron bashkangjitur me mbiemrin e nënës, pra Roan Zeka.
Këtë e vërteton edhe një fotografi e vogëlushit Roan në shtratin e spitalit, ku pranë tij gjendet certifikata, në të cilën shkruhet emri dhe mbiemri i tij.