Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), në konferencën e radhës ka prezantuar përqindjen e daljes në votime deri në ora 13:00, raporton EkonomiaOnline.
Sipas DnV-së, deri në ora 13:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 372 mijë qytetarë apo 19 për qind.
Artan Murati, nga DnV-ja tha se procesi në tërësi ka shkuar mirë, por që i evidentoi disa parregullsi.
“Procesi në tërësi është duke u zhvilluar i qetë por çka disa parregullsi. Në ora 9:30 deri në ora 13:00 qytetaret kanë pasur vështirësi për ti gjetur vendvotimet e tyre dhe kjo anomali është shfaqur në 7300 persona, ku prin Prizreni. Identifikimi i votuesve gjithashtu është shfaqur si problematike sepse është një numër prej 317 persona të cilët janë identifikuar dhe janë lejuar të votojnë me dokumente të vlefshme që kryesisht kanë pasur afat të skaduar. Ofrimi i asistencës është një dukuri që ka vazhduar në vendvotime në tërë Kosovën”, tha ai.
Raste tjera sipas Muratit ka pasur edhe fotografim të votës.