Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit janë zhvilluar në përputhje me standardet, me disa parregullsi të zakonshme të trashëguara, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën për medie, Eugen Cakolli tha se publikimi i rezultateve për një kohë të shkurtër nga KQZ-ja ka treguar transparencë.
Ai tha se edhe partitë politike kanë treguar vlerë me pranim e rezultateve.
“Në përgjithësi zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me standardet. Dita e zgjedhjeve është zhvilluar qetë me disa parregullsi të zakonshme të trashëguara. Publikimi i rezultateve brenda një kohe të shkurtër nga KQZ ka treguar transparencë. Subjektet politike garuese me pranimin e rezultateve kanë treguar vlerë”, tha Cakolli.
Sipas DnV-së në Mitrovicë të Veriut e Gracanicë ndonëse nuk ka komunitet boshnjak, atje kanë fituar numër të lartë votash partitë nga ky komunitet.
DnV-ja ka theksuar se mbledhjet e KQZ-së para zgjedhjeve janë karakterizuar me konfliktet të ashpra mes amtarëve të VV-së dhe kryetares së KQZ-së.
“Mbledhjet e KQZ-së janë mbyllur para kohe e janë shtyer për shkak të konflikteve verbale mes amtarëve të VV-së e Valdete Dakës e cila edhe ka qenë traget në mënyrë të padrejtë
Votimi jashtë vendit nuk është përmbyllur në tërësi për shkak të intereismit të madh të qytetarëve për të votuar dhe për shkak të vonesave. Përfaqësimi i grave në trupa të menaxhimit të zgjedhjeve vazhdon të jetë i ulët”, ka thënë ai.