“Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se KDI-ja është e gatshme që të i monitoroj zgjedhjet në Veri të Mitrovicës
“KDI-ja është e angazhuar për vëzhgimin në veri të Mitrovicës, në këtë proces jemi të angazhuar të ruaj integritetin e procesit zgjedhor, rritjen e transparencës dhe të informoj publikun për këtë proces që të garantoj gjithperfshirjen e akterve në këtë proces”, tha Kryeziu.
…Ne do jemi në zyrën qëndrore në Mitrovicën e Veriut në zyrën e ATRC-së do kemi anëtar vëzhgues tjerë nga KDI-ja që do përfshihen ditën e votimit. Nga neser fillon trajnimi i vëzhguesëve në këto 4 komuna dhe do filloj plani i trajnimit për 87 vëzhguesit”, shtoi ai.
Ai tha se mbi 58 mijë votues kanë të drejtë vote, në krahësim me zgjedhjet e fundit, sipas tij janë 1507 votues më shumë.
“Të drejtë vote kanë 58,500 votues, janë 1507 votues më shumë se viti paraprak, 12 kandidat në 4 komuna dhe kemi 1507 qytetar që kanë kërkuar të votojnë, 793 aplikacione janë aprovu prej KDI dhe që kanë të drejtë vote përmes postës elektronike me votu në zgjedhje”, tha Kryeziu.
… Ai u shpreh që nuk ka vërejtur ndonjë presion këtë vit.
Ndërsa, Serxhan Millojeviq nga Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike ka treguar angazhimin e tyre në procesin zgjedhor.
“Do kenë të angazhuar 116 vëzhgës të përfshirë në 87 votime edhe ekipet mobile që do jenë të angazhuara dhe qendra e thirrjeve në Mitrovicë”, tha ai.
…Do kemi monitorim në fushatë që do filloj neser në Mitrovicën e Veriut dhe do mbahen dy konferneca për shtyp në mitrovicënë ATRC”, shtoi ai.
Millojeviq tha se në fund do të ketë një raport nga ana e KDI-së ku do të pasqyrohen të gjitha të gjeturat gjatë procesit zgjedhor.
“KDI do zhvilloj raporte për të gjeturat e fushatës dhe ditës së zgjedhjes dhe bëjmë thirrje tek partitë politike që të respektojnë garën korrekte dhe qytetetet të informohen për kandidatët që po marrin pjesë në garë”, tha ai.