PDK-AAK-NISMA ka rënë në 33,1%, sipas rezultateve preliminare të DnV-së pas numërimit të 87,31% të votave. VV ruan vendin e dytë me 26,6%, ndërsa koalicioni LDK-AKR e treta me 25,3 përqind.
Lista Serbe, sipas DnV ka grumbulluar 4,8 përqind të votave. Ndërsa partitë tjera gjithsej 10,1%.
DnV: VV para LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e dytë, sipas rezultateve të reja preliminare të DnV’së, me të dhënat në 65,02% të vendvotimeve. PDK-AAK-NISMA qëndrojnë ende të parët në radhitje.
Sipas DnV, koalicioni i PDK-AAK-NISMA qëndron ende e para në renditje të votave me 34,6%. Ndërsa, në numërimin preliminar të 65% të vendvotimeve nga kjo organizatë, VV’ja ka kaluar LDK-AKR’në, duke e dalë e dyta në zgjedhje me 26,2 përqind.
Koalicioni i tretë, LDK-AKR, radhitet i treti me 25.8%, shkruan Gazeta Express.
Sipas DnV, ‘Lista Srpska’ rezulton me 3.9 përqind, ndërsa partitë tjera numërojnë gjithsej 9,5%.