Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat pas ‘lojës së sekreteve’, ku një nga banorët kishte rrëfyer një sekret që lidhje me një vizitë të saj në Dubai.
Kjo banore ka qenë Monika, e cila në biseda e sipër ka provokuar banoret Einxhel dhe Egzona, duke i thënë kësaj të fundit se “kosovare shkojnë shumë në Dubai”.
Mbrëmjen e spektaklit të së martës u diskutua se nuk ka asgjë të keqe të shkosh në Dubai, duke ngritur pikëpyetjet se përse shqiptarët kanë krijuar paragjykime për vajzat që shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E kur jemi te kjo temë, duket se të pakënaqura nga ajo që është diskutuar kanë ngelur dy bukuroshet e njohura shqiptare, Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, të cilat e vizitojnë shumë shpesh Dubain.
Ka qenë fillimisht Kejvina, ajo e cila ka publikuar një fotografi nga Dubai në InstaStory, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Në Dubai pra”.
Ky postim i ka rënë në sy Arta Nitajt, e cila e ka shpërndarë edhe ajo në Instagramin e saj.
Këto postime duket se vijnë si ironi mbi temën e diskutuar të martën në Big Brother VIP.
Në anën tjetër, Kejvina nuk është ndalur me kaq pasi ajo ka publikuar në InsatStory edhe një mesazh ofendues që ka marrë për të dhe për Artën nga një ndjekës.
“Edhe më e bukura është se kur u përgjigja unë e shiu atë mesazhin që kishte shkruar më lartë (po unë jam e shkathtët, bëj ‘screenshot’ direkte hahaha), halle halle kjo dynja”, ka shkruar Kthella në InstaStory.
E njëjta më pas për ta vazhduar ironinë, ka publikuar edhe një tjetër shkrim në InstaStory, ku ka theksuar se ata që i bëjnë komplimente dhe komente pozitive “do t’i ftoj në dasmë kur të martohet me sheikun”.