Do të funksionalizohet trafoja në Stadiumin Sintetik në Drenas

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 18:47 | Nga

Kryetari Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e KEDS-it, funksionalizohet trafoja në Stadiumin Sintetik behet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e KEDS-it me të cilët kanë arritur marrëveshje për kyçje në rrjetin elektrik të trafostacionit në Stadiumin Sintetik në Drenas. Trafostacioni ishte vendosur para disa muajsh, dhe tani ai do të jetë funksional për t’u plotësuar të gjitha kushtet për funksionalizimin e Stadiumit Sintetik.

Përpos që kanë nënshkruar marrëveshjen për funksionalizimin e trafos e cila do të këtë kyçje në rrjetin elektrik, ata kanë biseduar edhe për ndërrimin e shtyllave elektrike të cilat janë të dëmtuara si dhe çështje të tjera për përmirësimin e energjisë elektrike për nevojat e qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme