Dodë Gjergji: Duhet të sjellim energji të paqes, dashurisë dhe frymën në të cilën ndërtohet e ardhmja

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 18:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka organizuar pritje me rastin e Festës së Krishtlindjes, raporton Ekonomia Online.

Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se këto ditë duhet kujtuar edhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Vërtet ne dallojmë kur dalim jashtë, por kur të hyjmë në shtëpinë e Zotit ne nuk dallojmë nga njëri- tjetri. Këto ditë duhet të kujtojë edhe atë se çfarë ka ndodhë në Shqipëri dhe ata njerëz që tërmeti i ka shuar duke i nisur për në amshim dhe ata të plagosur që ende lëngojnë nga plagët e marra dhe atë trishtim dhe të gjithë ato familje që janë pa strehë”.

Ai tha se gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndodhet një mosbesim për një të ardhme më të mirë.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë energji e paqes, e dashurisë dhe e frymës në të cilën e ardhmja jonë do të ndërtohet.

“Duhet falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar, ata që kanë dhanë ndihma dhe ata që kanë ofruar ndihmë profesionale. Inkurajoj të gjithë që të vazhdojmë që të bëjmë vepra të mira. Gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndodhet një mosbesim për një të ardhme më të mirë. Ne që sot kremtojmë së bashku dhe duhet të jemi energji e paqes dhe e dashurisë dhe e frymës në të cilën e ardhmja jonë do të ndërtohet”,  tha Ipeshkvi Dodë Gjergji, raporton EO.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe gjithë shqiptarët pa dallim feje për festat e fundvitit.

Të ngjashme