Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik tha se shteti boshnjak ka qenë në krizë që kur është formuar në vitin 1992.
Dodik tha për televizionin serb, “Prva” pohoi se ka biseduar me komisionerin evropian, Oliver Varhelyi se çfarë mund të bëhet në Bosnje për të bërë përparim drejt dialogut.
“Nuk duhej të ishte formuar, kështu që nuk do të kishte krizë”, shtoi politikani serb i Bosnjës, raporton avaz.
Duke vënë në dukje se deri vonë flitej vetëm për sanksione për individë, Dodik tha se “në qeverinë e re gjermane, Partia e Gjelbër po mbjell rrëmujë në rajon, ata janë krejtësisht të njëanshëm, janë tifozë të myslimanëve, shqiptarëve dhe shumë armiqësor ndaj serbëve dhe Serbisë”.
Ai më tutje ka deklaruar se nuk do të ketë konflikt të ri në Bosnje, pavarësisht situatës së paqëndrueshme.
Ndryshe, Dodik pritet të shpallet persona non-grata nga vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja.