Prapaskenat gjatë ceremonisë në Minsk, Dodik reagon ashpër ndaj ekipit të Kosovës

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili mori pjesë në hapjen e Lojrave Evropiane në Minsk të premten, shpërfaqi urrejtje ndaj shtetit dhe sportistëve të Kosovës.

Ai u largua shkurtimisht nga lozha ceremoniale në kohën kur ekipi përfaqësues i Kosovës në Lojërat Evropiane parakaloi në stadiumin olimpik në Minsk, raporton televizioni publik i Republikës Serbe të Bosnjës.

Dodik ndoqi hapjen e kësaj ngjarjeje së bashku me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kryeministrin rus Dmitri Medvedev, presidentin moldav Igor Dodon dhe zyrtarë të tjerë të shteteve lindore, me të cilat ai ka marrëdhënie të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme