Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, mbrëmë së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duket se ka “festuar” zgjatjen e sanksioneve amerikane.
Në videot e postuara nga partia që udhëheq ai, SNDS, shihet se në festë kishte meze me bollëk, pije të ndryshme dhe muzikë “live”.
Ndryshe, SHBA-ja vuri sanksione ndaj Dodikut të mërkurën për shkak të rolit të tij destruktiv dhe për shkak të tentimit të tij për të shkatërruar Bosnjë-Hercegovinën si shtet multi-etnik.
🎵🎶 Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022