Dodik: Serbia të përgjigjet në mënyrë adekuate

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 20:37 | Nga

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Herceogvinë, Milorad Dodik, ka thënë se arrestimit të Marko Gjuriq, Serbia duhet t’i japë përgjigje.

Sipas Dodik, arrestimi i drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është tentim për poshtërim të Serbisë.

“Edhe një përpjekje që të nënçmohet Serbia, besojmë se udhëheqësia e Serbisë do të përgjigjet në mënyrë adekuate, por kjo është sigurisht një ngjarje e paprecedan që një zyrtari dhe përfaqësuesi ë Serbisë për bisedime dhe raporte me serbët në Kosovë në këtë mënyrë t’i përçohet porosia për mirëseardhjen e tij”, ka thënë Dodik.

“Dua të them se ky është një manifestim i ashpër i dhunës, i papranueshëm dhe tentim për ta poshtëruar Serbinë. Solidarizohem me Marko Gjuriqin dhe serbët në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme