Dodiku ia “ofron” Serbisë Republikën Serbe dhe katër komunat veriore të Kosovës

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë dje për mediat serbe se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e Bosnjë dhe Hercegovinës të bëhet pjesë e Serbisë.

“Nëse kjo është zgjidhja, unë nuk jam larg saj”, ka shtuar Dodiku

“Lufta në BeH nuk është më e mundur, por një vendim për pavarësinë e Republikës Serbe është i mundur,” i tha ai për TV Prva, para takimit me përfaqësuesit e shtetit serb në Beograd, transmeton lajmi.net

I pyetur se çfarë mendon për idenë që të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor të zgjidhjen në pako, Dodiku tha se çështjet e Republikës Serbe dhe të Kosovës janë të lidhura, sepse “faktikisht janë çështje të popullit serb”

“Çështje primare shtetërore e Serbisë është Kosova, por çështje primare nacionale është Republika Serbe sepse në të jetojnë 1 milion serb”, deklaroi Dodiku. 

Të ngjashme