Dogana e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin gjatë vitit 2018

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës përmes një komunikate ka falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët që gjatë këtij viti kanë përcjell punën e Doganës dhe kanë raportuar drejt dhe saktë lidhur me zhvillimet në këtë institucion.

“Dogana ka pasur një vit sfidues por ia kemi arritur të kemi një performancë të mirë si në aspektin e mbledhjes së të hyrave po ashtu edhe në zbatimin e ligjit. Dogana vlerëson lartë bashkëpunimin me Ju, ne mundohemi të ju ofrojmë sa më shumë informata të sakta dhe të shpejta. Gjithashtu gjatë këtij viti kemi lansuar edhe platformën OPEN DATA ku të gjithë mund të kenë qasje”, shkruhet në komunikatë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme