“Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara. Në ketë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara. Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare”, thuhet në njoftimin e dërguar për media nga Dogana e Kosovës.