Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka bërë me dije se ky sistem u mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.
“Në kuader të modernizimit dhe përmirësimit të sherbimeve ndaj qytetarve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosoës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes ëeb faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastak qasja në ankande është automatike.Dogana fillon ne shitjen online te mallrave te konfiskuara”, thuhet në njoftim.