Dogana implemeton platformën OPEN DATA

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës nga sot ka implementuar platformën OPEN Data, e cila e ngrit nivelin e transparencës dhe siguron të gjithë që Dogana është një institucion transparent dhe kredibil. Platforma OPEN DATA përmban disa kategori si në vijim:

  • Bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin e eksport.
  • CEFTA, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendet anëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s.
  • MSA, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur me implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli i vitit 2016.
  • Performanca mujore/vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarve në punën e Doganës dhe performacën tonë.
  • Koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import po ashtu edhe në eksport.

 

Drejtori Berisha theksoi se “Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën OPEN DATA me kategori të reja me qëllim që kjo platformë të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve kosovare”.    

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme