Dogana jep 8 ditë afat për tërheqjen e mallit të ardhur me Postë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Në Zyrë Doganore në Qendrën trazitore të postës – në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyrë në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.
Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Intereuropa,njoftojmë të gjithë pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit :

https://dogana.rks-gov.net/…/7302-11.06.2019-Publikimi-i-li…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme