Dogana ka mbledhur miliard e 40 milionë €

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 17:02 | Nga

Dogana e Kosovës sivjet ka arritur rekord duke mbledhur mbi 1 miliard euro. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se punëtorët e Doganave meritojnë respektin e secilit qytetar të Kosovës.

Ai ka treguar se ka vizituar punëtorët doganorë bashkë me u.d e Drejtorit, Fahri Gashin, dhe iu ka premtuar se do të ndajë mjete shtesë për t’i mbuluar shpenzimet që dalin nga puna jashtë orarit të punës dhe ditëve të festave.

“U njoftova për dy udhëzime te reja qe rregullojnë çështjen e kritereve për kompensim për punën jashtë orarit dhe për festa, si dhe udhëzimin për kriteret e caktimit të zyrtarëve doganorë në detyra të caktuara dhe transferim në pozita të ndryshme. Këto dy udhëzime do te krijojnë kushte me te mira per pune te zyrtareve doganore. Te dy udhëzimet kane implikime buxhetore, për te cilat do te kujdesemi qe t’i mbulojmë”, ka premtuar Hoti.

“Dëshiroj te falënderoj sindikatën qe janë bere krah i forte i menaxhmentit ne arritjen e objektivave qe ka Dogana e Kosovës. Do ta kenë mbështetjen ne te gjitha kërkesat e tyre për te përmirësuar kushtet e punës se zyrtarëve doganorë”, ka shtuar ai.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme