Oficerët doganorë në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të 116 copë kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovës nga Shqipëria.
Oficerët kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës. Pas pyetjes së udhëtarëve dhe shoferëve nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi 10 mijë euro, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për deklarim.
Por, gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë. Sipas vlerësimit fillestar, vlera është e tyre është mbi 10 000 euro.
Më pas, doganierët e kanë identifikuar edhe pronarin e këtyre mallrave. Ndaj tij është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.
Tërë sasia e kamerave është konfiskuar, pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.