Njësitë e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, në katër lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, njofton Klan Kosova.
Sasia totale e mallrave të konfiskuara është:
- Lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare.
- Duhan Refuz 30 kg.
- Filtera per cigare 30,000copë.
Cigaret pa banderola janë konfiskuar dhe është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.