Dogana konfiskon 90 palë atlete, dyshohet se janë të falsifikuara

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

“..Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 90 palë atlete, që dyshohet se janë të falsifikuara si “NIKE”, “ADIDAS” e “AIR JORDAN”.

Siç njofton Dogana, ato u gjetën në një veturë me targa të Serbisë, që drejtohej nga një shtetas nga Serbia në rrugën Preshevë-Gjilan.

“Në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të ngjashme