Dogana konfiskon cigare, pije alkoolike dhe lëngje të kontrabanduara

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 14:49 | Nga

Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek një lokacion i dyshuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në pjesën veriore të Mitrovicës. Pas fillimit të kontrollës njësit e doganës kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Në ketë aksion Dogana e Kosovës është përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Biznesi i cili është kontrolluar ka qenë edhe më herët I dyshuar për veprën penale të kontrabandimit me mallra. Operacioni ka shkuar ne rregull dhe janë evidentuar të gjitha mallrat e dyshuara se janë te kontrabanduara.

Sasia e mallit të ndaluar:

1. Lëngje të gazuara mbi 9000 litra
2. Pije alkoolike 1200 litra
3. Cigare 150.000 copë apo mbi 8000 paketime.

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar kundërvajtjet si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme