Dogana konfiskon lojëra të fatit me vlerë 18 000 €

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:31 | Nga

Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Njësit e Doganës kanë kontrolluar në tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara (kontrabanduara) 10 copë aparate për lojëra fati, 7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara (Keno, Racing Dogs) dhe 1 pikë basti (Colsseum) që vepron ilegalisht në RKS.

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18.000€. Si dhe ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme