Dogana e Kosovës ka organizuar një aksion javën e kaluar në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Gjatë këtij aksioni janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.
Kontrollimi i është përshtatur kohës me oraret e punës pasi që një pjesë e tyre qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës, thuhet në komunikatën e Doganës.
Nga kontrollet janë kapur mbi 50 aparatë për lojëra fati si dhe janë mbyllur 2 lokale.