Dogana konfiskon rreth 2 tonë mall të kontrabanduar

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 13:25 | Nga

Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia.

Në afërsi të fshatit Debellde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i percjellur nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal.

Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësit e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njësit prej kontrabandistëve.

Automjeti dhe sasia e mallrave që trasportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit.

Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:
1. Kombi Renault pa targa – 1 cp
2. Fara te zeza – 1480 Kg
3. Kikiriki – 480 Kg
4. Badem – 405 Kg

111

222

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme