Dogana e Kosovës thotë se po vazhdon me performancën e lartë në mbledhjen e të hyrave.
Raporti për 9-mujorin e këtij viti tregon qartazi për një rritje të performancës dhe arritje të objektivave të paraparë.
Krahasimi në mes të projeksionit dhe të arriturave për vitin 2017 tregon qartazi për arritje në mbledhjen e suksesshme të hyrave pasi projeksioni për 9-mujorin e këtij viti kërkonte nga dogana të mbledhë 808 milion pra 1% më shumë se projeksioni, apo shprehur në shifra rreth 7 milionë më shumë.
“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 773 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 815 milion euro”, bën të ditur Dogana.
“Dogana ka rritur profesionalizmin dhe përkushtimi por vlen të theksohet se kemi vërejtur rritje të vetëpërmbushjes së obligimeve nga ana e kompanive kosovare, derisa niveli i vetëpërmbushjes ka arritur në shkallën prej 94% e të gjitha të hyrave që mbledh Dogana”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha.