Dogana e Kosovës bën të ditur se është duke pranuar një numër të madh të thirrjeve të qytetarëve të cilat janë duke ofruar informata të shumta.
Siç thuhet në njoftimin e Doganës, raporti thirrjeve tregon se qytetarët kanë raportuar për raste të kontrabandës, korrupsionin dhe evazionin fiskal, “pra kemi qartazi rritje sasiore dhe kualitative të informatave”.
Derisa vitin e kaluar ka pasur 135 thirrje për periudhën janar-korrik, tani ka 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60% më shumë se viti i kaluar.
“Ne besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhuar ngritje të besimit të qytetarëve. Vlen të theksohet se pjesa më a madhe e këtyre informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultuar me kapjen e një mori rastesh të kontrabandës, apo evazionit fiskal. Nga ana tjetër besim e qytetarëve Dogana e Kosovës e kthen me rritje të performacës së saj, derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishim 488 9 milionë euro të grumbulluara, ne në këtë vit kemi mbledhur 567 7 milionë euro që paraqet 16,2 % më shumë se viti i kaluar apo 78,8 milionë euro. Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar”, thuhet në njoftimin e Doganës