Prishtinë 1 mars, 2022 përmbyllja e muajit shkurt 2022 ka prodhuar rezulltate në rritjen e të hyrave të Doganës.
Dogana ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të grumbulloj 16.5 % më shumë të hyra. Gjatë vitit 2021 dogana për dy muajt e parë kishte grumbulluar 159 milion euro derisa përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka sjellur 185.3 milion pra kemi mbi 26 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”.