Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5,15% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 30 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milion euro.
Gjithashtu edhe kundrejt parashikimeve për vitin 2017 dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë për 4 milion euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milion euro.
Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.