Dogana zhvillon aksion, konfiskohen telefona celular – arrestohen tre persona

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosoves me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellse.

Pas hetimit disa mujor njësit e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.

“Me kete rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjelles, pra është kontrabanduar.

Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 Euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Me këte rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme