Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.
Në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.
Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.
Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle të vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.
Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë.
Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e ShBA-ve janë gjetur 18 pako të mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Në të dy rastet personat janë arrestuar nga Policia derisa raste janë dorëzuar në Polici.