Doktori fle në tendë nga frika se mos i transmeton Coronavirusin familjes

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Një doktor në Kaliforni, i cili punon në frontin e parë të luftës për të
kuruar pacientët e prekur nga Coronavirusi është duke u vetizoluar
nga familja e tij pasi përfundon turnet e stërzgjatura në spital.

Doktor Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë me qëllim që
të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse.

Doktori e ka ngritur tendën brenda garazhit të tij dhe shkon çdo natë të flejë atje pas një ditë pune të lodhshme.

“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruar Cheng në Facebook.

Të ngjashme