Ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ngjallur dyshime se është në një lidhje të re dashurie.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një mesazh që lë të kuptohet se zemra e saj tashmë i përket dikujt.
Në imazhin e publikuar shkruhet “Zemra ime është plot dashuri”, shoqëruar me një ‘emoji’ në formë zemre.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shkronja “L” e vendosur në fund të postimit.
Ky detaj ka bërë që ndjekësit të aludojnë se partneri i saj mund të ketë një emër që nis me këtë inicial.
Megjithatë, Dolce nuk ka zbuluar se kush fshihet pas kësaj romance dhe ka zgjedhur ta mbajë ende të fshehtë identitetin e personit që duket se i ka rrëmbyer zemrën.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ish-banorja do të ndajë më shumë detaje për jetën e saj sentimentale apo do të vazhdojë ta mbajë këtë lidhje larg syrit të publikut.