Domi: Edhe një vjet e gjysmë apo dy nuk do të ketë vaksinë kundër Coronavirusit

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Mjeku kosovar, Arban Domi, i cili është duke punuar në SHBA për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit ka thënë se të paktën edhe një vit e gjysmë apo dy nuk do të ketë vaksinë kundër koronavirusit.

Ai thotë se të paktën edhe dy muaj vaksina nuk do të testohet.

“Për momentin po punojmë për përgatitjen e vaksinës në laborator dhe e kemi futur në një platformë virale e cila do të përdoret për imunizimin e njerëzve. Kemi të paktën edhe dy muaj punë para se ajo të testohet. Në Kinë tashmë po testohen disa medikamente që kanë qenë efikase për rastet e ebolës, por ende është në testimet klinike”, ka thënë Domi.

Domi shton se megjithatë në dy – tre muajt e ardhshëm do të ketë medikamente që do të jenë efikase për të parandaluar këtë epidemi.

“Vaksinën për imunizimin e njerëzve për mendimin tim nuk do të jetë gati për një vjet e gjysmë apo dy, mirëpo ndërkohë do të ketë medikamente që do të jenë shumë efikase për të parandaluar epideminë, në këto dy-tre muajt e fundit”, ka thënë Domi, raporton KTV.

Ai ka thënë se duhet të bëhet kujdes me higjienën, dhe të evitohet vendet publike me shumë njerëz.

“Njerëzit duhet të përkujdesen për higjienën personale, ndërkohë duhet të evitohet vajtja në vende publike të mbyllura. Moshat e thyera duhet të evitojnë daljet në publik dhe të bëjnë shumë kujdes”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme