Domi: Nga grantet në bujqësi janë rritur të ardhurat dhe punësimi në zonat rurale

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 12:01 | Nga Diellza Gashi

Shpresim Domi, profesor nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka deklaruar se qëllimi i skemës së granteve është zgjeruar dhe përshpejtuar te të ardhurat dhe mundësitë e të ardhurave dhe rritjen e punësimit në zonat rurale.

“Qëllimi është nxitja e një zhvillimi të ekuilibruar të zonave rurale të Kosovës, duke gjeneruar njëkohësisht të ardhura ekonomike më të drejta, përshpejtuar mundësitë e punësimit, rritur rezistencën e fermave, zgjeruar mundësitë për popullsinë lokale dhe siguruar qëndrueshmëri përballë sfidave të ndryshme. Kryesore në këtë qasje është përmirësimi i kompetencave, i përshtatur për të adresuar nevojat specifike në përputhje me investimet strategjike, duke nxitur kështu përparim dhe prosperitet afatgjatë socio-ekonomik në zonat rurale”, ka deklaruar Domi.

Ai i bëri komentet gjatë prezantimit të skemës së granteve 2024-2027, të mbajtur në Gjakovë nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata gjermane GIZ.

“Qëllimet kryesore janë skemë grantesh, për të zgjeruar dhe përshpejtuar gjenomin e të ardhurave dhe mundësitë e punësimit në zonat rurale dhe për të përmirësuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe për të nxitur qëndrueshmërinë e fermave dhe zonave rurale.  Dhe asistenca teknike për të forcuar kapacitetin e administratës së Zhvillimit Rural në nivel qendror dhe rajonal – duke synuar rritjen e aftësive në projektimin dhe menaxhimin e fondeve publike, përfshirë kërkesat e IPARD III. Për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e përfituesve, të përshtatura me nevojat me të rëndësishme të menaxhimit të bizneseve të tyre”, ka deklaruar Domi, i angazhuar nga GIZ në cilësinë e ekspertit të bujqësisë.

Domi theksuar se kjo skemë ndahet në tri lote të cilat ofrojnë përparësi për zonat, malore, fermerët e rijnë, gratë.

“Kjo skemë ndahet në tri lote, e cila synon projekte në shkallë të vogël e të ardhurave të aktiviteteve të larmishme ekonomike për të përballuar burimet e kufizuara financiare dhe përvojat jashtë bujqësisë. Ofron përparësi për zonat malore, gratë, fermerët e rinj dhe pakicat”, ka theksuar ai.

Po ashtu, ai ka njoftuar se shpenzimet e pranueshme janë edhe makineritë e reja, duke përfshirë pajisjet kompjuterike,, materialet për marketing dhe shpenzimet e përgjithshme të arkitektit, inxhinierit deri në 10% për qind të shpenzimeve.

“Shpenzimet e pranueshme janë pajisjet dhe makineritë e reja, dukë përfshirë pajisjet kompjuterike, sipas vlerës së tregut, materialet për aktivitetet e marketingut, shpenzimet e përgjithshme që lidhen me kostot si arkitekte, inxhiniere deri  ne maksimum 10% të shpenzimeve të investimit. Kostot janë të pranueshme vetëm kur ndodhin pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me GIZ (përveç kostove të përgjithshme), investimet në vlerën dhe instalimin e paneleve diellore fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetjak vjetor (mesatarja e 3 viteve te fundit). Riciklimet e mbetjeve dhe ujërave të zeza si pjesë e integruar e projektit investues si dhe kontributet në natyrë vetëm për LOT 1”, përfundoi ai.

Të ngjashme