Ekonomia Online
FUNDIT

Don Zhuani

Don Zhuani

(Poezi nga Bruna Gosa) Më ler afat të gjatë,Ta thelloj atë dhunti,Se dashuroj përherë,Një herë e më shumë. Po ta njoh trishtimin,Në frymëzim me Biblën,Shpresoj të fal gjithçka,Që gëzon shumë shpirtin. Duro madhështinë fyese,O guxim vetmitar,Mashtrueshëm Don Zhuani,Të tregon zanatin e përsëritshëm. Të dëlirat e të dobëta gra,Mbetën varur pabesisht,Kur dikur dashnorë,U kërkonin si më […]

(Poezi nga Bruna Gosa)

Më ler afat të gjatë,
Ta thelloj atë dhunti,
Se dashuroj përherë,
Një herë e më shumë.

Po ta njoh trishtimin,
Në frymëzim me Biblën,
Shpresoj të fal gjithçka,
Që gëzon shumë shpirtin.

Duro madhështinë fyese,
O guxim vetmitar,
Mashtrueshëm Don Zhuani,
Të tregon zanatin e përsëritshëm.

Të dëlirat e të dobëta gra,
Mbetën varur pabesisht,
Kur dikur dashnorë,
U kërkonin si më të mira,

E lanë gjurmë dëshirash,
Edhe njëherë më shumë,
Më ler afat më të gjatë,
Thellohet Zhon Zhuani.

Të ngjashme