Roberto Donadoni nuk do të jetë më trajner i Bolognës. Palët kanë zgjidhur me mirëkuptim marrëveshjen pasditen e sotme (e mërkure), ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë vendim.
Tashmë skuadra emiliane është hedhur në kërkim të një tjetër trajneri, për t’i besuar drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se për momentin në “pole position” është Pippo Inzaghi, ish trajner i Milanit, aktualisht te Venezia, i cili është gati të rikthehet si protagonist në Serinë A, edhe si trajner.
Rivali kryesor i Super-Pippos është Giovanni Stroppa, trajner që mbylli një sezon shumë pozitiv me Foggian, ndonëse nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në Play Off.