Donald Trump del kundër Rezervës Federale

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se nuk pëlqen vendimin e Rezervës Federale për të vazhduar rritjen e normave të interesit.

Trump tha se ekonomia e Shteteve të Bashkuara nuk ka një problem me inflacionin në mënyrë që banka të vazhdojë kaq shpejtë tkurrjen monetare dhe të frenojë rritjen e çmimeve.

“Unë mendojë që s’kemi pse lëvizim kaq shpejtë”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka biseduar me kryetarin e sistemit bankar qendror Jerome Powell mbi veprimet e Rezervës Federale.

Banka rriti normën bazë të interesit me 0.25 për qind në muajin shtator dhe rriti pritshmëritë për ekonominë këtë vit edhe tjetrin. Kjo tërhoqi kritika nga Trump gjatë asaj kohe, i cili tha se është i shqetësuar me faktin se atyre u pëlqen rritja e interesave.

Sipas analistëve, Trump ka frikë se normat e larta të interesit do të përkeqësojnë tregun e aksioneve. Gjatë Verës, Trump është shprehur hapur se nuk i pëlqen ideja e tkurrjes monetare dhe ka thënë se Powell nuk është bankieri i “parasë së lirë” që ai shpresonte, përcjell Trump.

Kritikat e rralla nga një presidenti në fuqi ndaj Rezervës Federale, u interpretuan si një kërcënim ndaj pavarësisë së Bankës Qendrore. Interesat e borxhit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit dhe titulli 10-vjeçar që merret për referencë, u rrit në nivelin më të lartë në 7 vite.

Pas ndërhyrjes së bankës qendrore për të tretën herë këtë vit, Jerome Powell tha se politikat monetare në Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende nivelin neutral, çka sugjeron më shumë rritje nga institucioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme