Një raund i golfit gjithmonë duket të jetë në rend të ditës sa herë që presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe bëhen bashkë.
Kështu të dielën, gjatë një vizite shtetërore katër-ditore në Japoni, presidenti amerikan hipi në helikopterin Marine One në Tokio dhe fluturoi për në jug me mëngjes për një xhiro me udhëheqësin japonez.
Abe është shoku më i ngushtë i Trump në mesin e liderëve botërorë dhe është hera e pestë që kanë luajtur golf së bashku që kur Trump mori detyrën, shkroi The Associated Press.
Trump në një postim në Twitter tha se ai ishte duke shkuar për të luajtur golf me Abe.
Abe po ashtu publikoi një foto në natyrë ku shiheshin të dy duke buzëqeshur.
Ky takim i Abe me Trump vjen në mes të tensioneve tregtare të SHBA-së dhe Japonisë, si dhe kërcënimit të vazhdueshëm që Koreja e Veriut paraqet për të dy vendet.
Trump ka kërkuar një marrëveshje dypalëshe tregtare me Tokion që kur ai hoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja tregtare shumëkombëshe të Partneritetit Trans-Paqësor dy vjet më parë, edhe pse analistët nuk presin arritje gjatë vizitës së Trump.