Donald Trump takon për herë të parë Presidentin e Francës

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 15:18 | Nga

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump takuan Presidentin francez Emmanuel Macron në Bruksel përpara samitit të NATO-s.

Ky ishte takimi i parë i Trump me liderin e ri francez, i cili është krahasuar shpesh me paraardhësin e tij, ish-presidentin Barack Obama.

Donald Trump ka arritur në ndërtesën “Europa” në Bruksel për takimin e tij të parë në institucionet e Bashkimit Evropian.Ndërtesa “Europa” është selia kryesore e Këshillit Europian dhe Këshillit të BE-së.

Trump ndodhet në Belgjike për bisedime “të vështira” me anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Numri një i Amerikës do të takohet ditën e sotme me zyrtarët e Bashkimit Evropian, edhe pse ka qenë kritik si i NATO-s ashtu dhe BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme